Flash News

KRYESORE

Dëshmia e motrës së Arielës në polici: Ma vrau ai plehra para syve të mi

Gazetari Spartak Koka ka treguar në emisionin ‘Rudina’, në Tv Klan, një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati, pasi Aldison Belulaj e qëlloi për vdekje.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Sipas gazetarit Koka, studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.  

Sa i përket dinamikës së vrasjes, një dëshmitar që pa të gjithë skenën e krimit tentoi të ndihmonte vajzën, por nuk mundi pasi ngjarja ndodhi në një kohë të shkurtër.

“Ka qenë ora rreth 14:48 minuta kur ka ndodhur ngjarja dhe në 14:52 kanë njoftuar policinë qytetarët. Ariela së bashku me motrën e saj Boretën dhe kushërirën kanë qënë duke kaluar në trotuar tek Universiteti i Mjekësisë, mesa duket Aldisoni i ka ndjekur, e ka ndaluar Arielën dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka qenë skena e zhvilluar në pak çaste, ku askush s’ka mundur të ndërhynte. Një shoku i kolegut tonë e kishte parë skenën kur e ka ndaluar dhe ka tentuar të zbresë nga makina për ta ndihmuar, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ariela, sipas dëshmitarëve, ka humbur jetën në moment pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, ndërsa Aldisoni ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën”, u shpreh gazetari Koka.

Të fundit