Flash News

KRYESORE

Dëshmia e oficerit të Antidrogës: Habilajt i priti në oborrin e Komisaritait, Ar Tahiri, kushëri i afërt i ministrit

Dëshmia e oficerit të Antidrogës: Habilajt i priti në

Në një intervistë për gazetarin Basir Çollaku, botuar në Gazetën Shqiptare, ish-oficeri i Antidrogës në drejtorinë e Policisë së Fierit, ka dhënë fakte të reja, të panjohura më parë, në lidhje me implikimin e Habilajve dhe të ish-ministrit Tahiri. Ish-oficeri Bledar Naçi ka qenë pjesë e patrullës që ndaloi Habilajt në Levan dhe, megjithë rezistencën dhe ofendimet e tyre, thotë se arritën t'i shoqëronin në komisariat. Ai  tregon se në oborrin e komisariatit Habilajt, që kishin në makinë edh dy femra, i ka pritur shoferi i drejtorit të Policisë së Qarkut. Ai quhet Ar Tahiri dhe është kushëri i afërt i ish-ministrit të Brendshëm. Edhe gjatë kohës që ishin në mjediset e Policisë, tregon oficeri, Habilajt kanë vazhduar me fyerje ndaj efektivëve të Antidrogës.

Naçi tregon se ka ardhur një urdhër nga drejtori i Policisë për lirimin e të ndaluarve si dhe të makinës.

Të fundit