Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dëshmia e qytetarit: Beqja më mori 150 mijë euro, më tha ‘jam mik me Shullazin’
Rrëfimi i një dëshmitari në Gjykatën për Krimet e Rënda zbuloi dje “anën e errët” të biznesmenit Ylvi Beqja, personi që kallëzoi për “gjobëvënie” Emiljano Shullazin.
Dëshmia e Sali Çakës u dëgjua në seancën e radhës ndaj Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.
Çaka rrëfeu se si i kishte dhënë borxh 150 mijë euro Ylvi Beqjes, para që nuk i kishte marrë. Duke pretenduar se i ishte shkatërruar jeta, dëshmitari tha se ndihej i rrezikuar, pasi kishte prezantuar Beqjen me disa miq të tij, të cilëve u kishte marrë po ashtu borxh dhe nuk ua kishte kthyer.
Rrëfimi i dëshmitarit ngjalli kundërshti të avokatëve mbrojtës. “Këto fakte nuk kanë asnjë lidhje me të pandehurit. Thjesht provojnë që Ylvi Beqja është mashtrues, fakt që dihet”, pretenduan mbrojtësit.
Po dje, gjykata u njoh me dëshminë e noteres Drita Pepi, në zyrën e së cilës, në vitin 2014, Ylvi Beqja dhe Emiljano Shullazi kanë nënshkruar dy kontrata. Dëshmitarja Pepi tha se kontrata ishte përpiluar jashtë zyrës së saj, nga një zyrë avokatie. “Palët erdhën me kontratën gati. Unë i identifikova, sipas ligjit, dhe më pas me vullnet të plotë ata firmosën”, tha dëshmitarja.
DESHMIA E ÇAKES
Prokuroria: A e njihni shtetasin Ylvi Beqja? Nëse po, në ç’rrethana?
Çaka: Po, e njoh. Kam marrëdhënie shoqërore me të. E njoh prej gati 10 vitesh.
Prokuroria: A keni pasur ndonjë marrëdhënie kontraktore me të?
Çaka: I kam dhënë një borxh prej 150 mijë eurosh para dy vjetësh.
Prokuroria: I keni dhënë me një akt të shkruar, apo jo?
Çaka: Po, ia kam dhënë me një akt para noterit. Ai më tha se i duheshin ca lekë se do të merrte një pronë në Durrës.
Prokuroria: A ju është kthyer kjo shumë?
Çaka: Deri më sot jo. Ia dhashë për 6 muaj, maksimumi një vit.
Prokuroria: Kur është kontakti i fundit i yti me Ylvi Beqajn?
Çaka: Kontakti i fundit është atëherë kur e merrja në telefon dhe atij i dilte numri i fikur. Atëherë kur denoncova humbjen e lekëve.
Prokuroria: Ku e bëtë denoncimin?
Çaka: E bëra te një avokat në Vorë. Nuk më kujtohet emri i tij tani. Ia dorëzova atij letrat. Denoncova humbjen e lekëve.
Prokuroria: A e njihni shtetasin Sinan Topi?
Çaka: E kam mik. Di që Sinani ka bllokuar një tokë në Vorë. E ka bllokuar se Ylviu kishte marrë lekë te një person tjetër dhe për garanci të këtij borxhi, ka lënë këtë sipërfaqe toke të Sinanit.
Prokuroria: Si është bërë marrëveshja, vetëm me fjalë apo me akt të shkruar?
Çaka: Nuk e di se si. Unë vetëm i kam prezantuar.
Prokuroria: Dini që ata të kenë pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin në vijim?
Çaka: Ylviu më ka treguar njëherë që Sinani ishte acaruar. Më tha që do t’ia zhbllokonte pronën Sinanit.
Prokuroria: Kur keni komunikuar për herë të fundit me shtetasin Ylvi Beqja?
Çaka: Herën e fundit që kam folur me të në telefon, më ka thënë “mos u mërzit, do të t’i jap lekët”. Unë i kam thënë “Më shkatërrove jetën. Po më vrasin njerëzit”.
Prokuroria: Cilët ishin këta njerëz që do të të vrisnin?
Çaka: Unë kam hyrë garant për Ylviun te Hamit G. dhe Rexhep S.
Prokuroria: Për çfarë keni hyrë garant?
Çaka: Hamiti ka bllokuar një tokë në Fushë-Prezë, ndërsa Rexhepit i pati marrë 160 mijë euro borxh dhe nuk ia ka kthyer plotësisht. Ata më kërkojnë lekët, se më thonë: “Ti na e prezantove. Në atë nuk e njohim. Ty të njohim”. Ka dhjetë ditë që çuni i Rexhepit më thotë “Dua lekët”.
Prokuroria: Po këta persona që përmendët kanë bërë kallëzim kundër Ylvi Beqjes?
Çaka: Di që edhe ata kanë bërë kallëzim.
Prokuroria: A jeni organizuar ju, si të dëmtuar, për të kallëzuar Ylvi Beqjen?
Çaka: Para 4-5 muajsh u mblodhëm të gjithë bashkë. Ishte Ed Pisli, nja dy lezhjanë dhe një shkodran. Më thanë “O Salë, ça do bëjmë? Hajde bëjmë denoncim”.
Prokuroria: Ku e bëtë denoncimin?
Çaka: Shkuam te një avokat në Vorë. Atij i treguam letrat, për të na thënë bënin a jo.
Prokuroria: Si njihesh me Ed Pislin?
Çaka: Ylviu më ka njohur. Pisli erdhi te shtëpia ime dhe më tha “Ç’bërë, o Sali?!”. “Ç’kam bërë, i thashë, jam bërë me vra veten”.
Prokuroria: Dini nëse Ed Pisli njihet me të pandehurit?
Çaka: Nuk e di.
Prokuroria: A të ka përmendur Ylvi Beqja ndonjë nga të pandehurit?
Çaka: Mua Ylvi Beqja më ka thënë “jam njohur me një mik, Emiljano Shullazin”. Më tha “E marrim pronën, ‘Vollgën’ në Durrës. Do të t’i jap lekët”. Ishim në një tavolinë kur ma tha. Na dha nga një birrë. Më tha “E regjistrova pronën”, po ne s’morëm gjë. Se kështu, të servilosej ai dhe bënte si mik i mirë shumë.
Prokuroria: A keni bërë ndonjë denoncim në media në lidhje me këtë rast? Kush e organizoi?
Çaka: Kam dalë një herë në televizor. Dolëm si borxhlinj. S’e mbaj mend kush ishte iniciatore, por ishim të gjithë. Ishte dhe një çun me kamera aty, gazetar a çfarë ishte.
Prokuroria: Ju ku i siguruat paratë që i dhatë borxh Ylvi Beqjas?
Çaka: Unë kam 100 dynym tokë në Fushë-Prezë, të cilat i administroj. Kam shitur tokën e kalamajve të mi. Mua ai më ka shkatërruar përfundimisht./Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38