Flash News

KRYESORE

Dëshmia e re, Salianji i përgjigjet Ballës: Ku je, ta jap ty provën si prokuror që je

Dëshmia e re, Salianji i përgjigjet Ballës: Ku je, ta jap ty

Deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur menjëherë kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e akuzoi se është larguar me shpejtësia nga ambientet e tv Klan, ku publikoi mbrëmë video-përgjimin e ri të Fredi Alizotit, për të mos i dorëzuar materialin Prokurorisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji i përgjigjet Ballës, duke i thënë se nuk është larguar me vrap dhe se është i gatshëm që materialin t’ja dorëzojë atij të parit, sipas tij meqë ka marrë edhe rolin e prokurorit.

“Taulant, unë jo vetë, që nuk iki  me vrap, por vij aty ku jeni. Më thuaj si kryeprokuror që je kur më solli shkresë prokuroria? Si prokuror që je, më thuaj ku je se ta jap ty provën që e pa i madh e i vogël”, shkruan Salianji.

Të fundit