Flash News

KRYESORE

Dëshmia kontradiktore në polici, prova e fortë që çoi në pranga Rexhep Rrajën

Dëshmia kontradiktore në polici, prova e fortë që çoi

Sot u arrestua djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, Ruzhdi Rraja me akuzën e ‘përndjekjes’ së Xhisiela Malokut.

Por, duket se është dashur një provë e fortë e siguruar nga Prokuroria e Krujës për të kërkuar më pas arrestimin e 24-vjeçarit.

Sipas ‘balkanweb’, një provë e fortë është bërë dëshmia kontradiktore e dy të rinjve, të cilët u thirrën dje në komisariatin e Krujës.

Ata janë ballafaquar në komisariatin e Krujës për orë të tëra, por dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore për sa i përket ditës së dhunimit të 25-vjeçares. Ata kanë dhënë data dhe orë të ndryshme për vendndodhjen e tyre. Me sa duket edhe administrimi i akt ekspertimit teknik të qelizave të telefonave të të dy të rinjve ka mbështetur dëshminë e Xhiseila Malokut.

Po ashtu, në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Të fundit