Flash News

KRYESORE

Dëshmia në prokurori, Mazniku: Ia kam lënë në dorë drejtësisë, e vërteta do dalë

Dëshmia në prokurori, Mazniku: Ia kam lënë në dorë

Nënkryetari i Bashkisë të Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi se ai ia ka lënë në dorë drejtësisë në lidhje me akuzat e bëra nga PD-ja se kompania “Fusha SH.P.K” ka paguar një hotel luksoz ku ai qëndroi në Barcelonë, ndërsa në këmbim ka përfituar tendera.

“Gjëja më e duhur për të bërë, kundër të gjithë atyre që hedhin baltë është që të merret institucioni i drejtësisë, ta bëjë verifikimin. Kemi krijuar një kulturë ku hidhet baltë, kam zgjedhur që të mos futen në këtë lloj baltëhedhjeje. Shpjegimet i jap vetëm në institucionin në prokurori, me dokumente dhe fakte. Nëpërmjet institucionit të drejtësisë krijohet mekanizmi i transparencës.

Unë vij nga profesioni i gazetarisë, besoj se nuk ka shërbim më të mirë për t’i bërë drejtësisë dhe gazetarisë se sa bazimi te burimet e mirëfillta, se sa llafet.”, tha Mazniku në Neës 24.

I pyetur nëse ai e konsideron sulm nga opozita, nënkryetari i bashkisë u përgjigj: “Nuk është hera e parë që ndodh ky rast. Ccdo njeri që bën jetë publike është vazhdimisht i sulmuar. Unë besoj se rruga e drejtë është rruga e drejtësisë, sistemit.”

PD akuzoi se biznesmeni Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.

Të fundit