Flash News

KRYESORE

Dëshmia/ Zbardhet shkresa ‘Top Secret’ e Tahirit për ministren Kodheli dhe marrëdhënia me Habilajt në trafikun e drogës

Dëshmia/ Zbardhet shkresa ‘Top Secret’ e Tahirit për

Ish ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, gjatë mbrojtjes që ka bërë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është ndalur edhe tek një shkresë ‘Top Secret’ që sipas tij, ia ka dërguar  ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Sipas tij, akuzat  e Prokurorisë ndaj tij për trafik droge nuk kanë logjikë. Ai sjell ndërmend faktin se Prokuroria e akuzon për raste trafikimi në vitet 2013, 2014, 2015, ndërkohë që hetimet dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016.

Në dëshminë e tij Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit. Sipas Tahirit, prokuroria duhet t’i publikoje faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra.

Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë.

“Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri. Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima.

Sipas ish ministrit, Prokuroria e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. “Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët”, ka thënë Tahiri.

Të fundit