Flash News

KRYESORE

Dëshmira në gjyq, avokati i një prej protestuesve: Nuk ka bukë për të ngrënë, kjo padrejtësi duhet të vihet në vend

Dëshmira në gjyq, avokati i një prej protestuesve: Nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dëshminë që ka dhënë një prej avokatëve të protestuesve para gjykatësve. Avokati thotë se Florin Onuzi me 3 fëmijë të vegjël nuk kanë për të ngrënë.

Avokati thotë se kjo është padrejtësi dhe ndalimi i tij është i paligjshëm.

Postimi i plotë i Bashës

Deshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura!

Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!

Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur.

Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet.

Audio e avokatit te Florin Onuzit.

“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”

Të fundit