Flash News

KRYESORE

Dëshmoi se vrau gruan për xhelozi, gardisti e paralajmëroi krimin dy javë përpara në ‘facebook’

Mëngjesin e sotëm gardisti Alket Arapaj qëlloi për vdekje me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj 36 vjeç. Ngjarja ndodhi në apartamentin e tyre në Allias në Tiranë rreth orës 06.00 të mëngjesit.

Pas arrestimit, ai ka rrëfyer në komisariat se çfarë e ka shtyrë që t’i drejtojë armën të shoqes dhe ta qëllojë për vdekje.

Gardisti ka dëshmuar se vrasjen e ka kryer pasi dyshonte se e shoqja e tradhtonte.

“Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Më vjen shumë keq për vajzën”, mësohet të ketë deklaruar Arapaj.

Ndërkohë, në profilin e tij në ‘facebook’, ku ai shfaqet mjaft aktiv, bie në sy një status i publikuar dy javë më parë.

"Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë" shkruante gardisti, frazë kjo që paralajmëronte në një farë mënyre aktin e ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Të fundit