Flash News

KRYESORE

Dështimi i Barçës: Haaland i iku nga duart, preferoi dështakun para tij

Dështimi i Barçës: Haaland i iku nga duart, preferoi

Barcelona ka bërë një gabim fatal në merkato, pasi në janarin e kaluar ishte ndërmjet dy basteve: Kevin Princ Boateng dhe Erling Haaland. Zgjedhja e drejtuesve dihej me ganezin që mbërriti në Camp Nou.

Përfundimi? Dështim kolosal nga ana e sulmuesit veteran. Haaland luajti te Red Bull Salzburg dhe arriti të shpërthente duke shënuar gola të rëndësishëm, ndërsa Boatengu luajti me pikatore me katalanasit. 32-vjeçari zbriti vetëm 3 herë në fushë në kampionat pa shënuar asnjë gol.

Borussia Dortmund e bleu nga austriakët duke marrë norvegjezin në Gjermani. Kalimi i Haaland në Gjermani u konsiderua si një hap i rëndësishëm për të riun dhe i mirëmenduar. Shtatlarti shijon suksesin, ndërsa në Spanjë janë penduar shumë.

Të fundit