All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dështimi i propagandës së Ramës në 7 muaj. Fushatat që u thurën por nuk ngjitën

Dështimi i propagandës së Ramës në 7 muaj. Fushatat
All - Paragraf - 1

Propaganda ka qenë një nga pikat më të forta të Edi Ramës në këto 20 vite të tij në politikën aktive. Por mesa duket edhe kjo ‘armë’ e fortë po e lë në baltë këto 7 muaj të parë, ku po qeveris i vetëm.

All - Paragraf - 3

Duket se çështja ‘Tahiri’ i çorganizoi ende pa u organizuar mirë socialistët qeverisës. Ekspertët e tij të PR kanë thurur disa aksione, për ta heq vëmendjen nga problemet e tjera të qeverisjes, por sot vështirë se ndonjë prej tyre mbahet mend.

Interpelancat online, i prezantoi si risi dhe deri më tani ka zhvilluar tre të tilla, por që të tria kanë rezultuar të dështuara. Naftëtarët dështoi ti bindte, jo më kot, vetëm pak javë pas komunikimit on-line me kreun e qeverisë, ata shpërthyen dyert e uzinës duke u rikthyer te protestat e tyre. Interpelanca me banorët e Kukësit ju rrëzua pak orë pasi ERTV-ja e transmetoi ku rezultoi se ata ishin punonjës të administratës ndërsa interpelanca me minatorët ishte më shumë se show, pasi vinte në një moment ku mazhoranca refuzoi të votonte ligjin për statusin e tyre.

Për të larguar vëmendjen nga qeveria, për disa javë me radhë, Rama nxori para mediave grupin më mediatik të PS-së duke folur për një  skenarin rus. Balla, Gjylamenti, Spiropali dhe Manja, por edhe ata që ju shkruanin deklaratat, u përpoqën të krijonin çështje dhe aty ku nuk ekzistonte por pa ja arritur dot.

Aksioni i radhës që u thur ishte ai i ‘dezertimit’ të këshilltarëve të LSI-së. Për disa ditë më parë, media që njihen për afërsinë e tyre me PS-në raportonin të parat për largime të këshilltarëve të LSI-së drejt Partisë Socialiste. Por reagimi i LSI-së, se këshilltarët në fjalë, ishin larguar më herët nga kjo forcë politike ose në disa raste nuk ishin pjesë e saj, e zbehu edhe këtë aksion derisa sot raportohet tek-tuk për ndonjë lëvizje këshilltarësh.

Reagimin për ndryshimi e kritereve për familjet që përfitojnë ndihmë sociale duket se kryeministri e kishte përgatitur më herët. Deklaratave të opozitës se hoqi nga skema më shumë se 20 mijë familje, Rama u përgjigjej me video të cilat i postonte thuasje çdo mëngjes. Por dalje në terren e kreut të opozitës, nxori në publik varfërinë në të cilën jetonin me dhjetëra familje dhe që qeveria i kishte larguar nga skema.

E vetmja fushatë PR që qeveria po vijon, është ajo e mbledhjes së Këshillit të Ministrave jashtë Tiranës. Por edhe ajo tashmë e ka humbur shkëlqimin e parë. Vizitat e Ramës dhe ministrave të tij në qytetet ku mblidhen tregojnë qartë sforcon që bëhet për organizime të tilla./Politiko.al

Të fundit