Flash News

KRYESORE

Dështimi i ‘Zgjedhores’, Soreca ultimatum Këshillit Politik: Një marrëveshje mes palëve i mundur, duhet të përfundojë tani

Pas dështimit të marrëveshjes brenda afatit, në 31 maj, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje palëve të Këshillit Politik se një pakt i tillë është i mundur dhe se duhet të përfundojë tani.

Sipas ambasadorit, kjo marrëveshje do të ishte në dobi për të filluar negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ekzistimi i reformës plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Soreca.

Të fundit