Flash News

KRYESORE

Dështimi me ndotjen e ajrit në Tiranë, Veliaj gjen një tjetër shkak dhe thotë se është vetmi

Dështimi me ndotjen e ajrit në Tiranë, Veliaj gjen një

Ajri i ndotur ka qenë një nga shqetësimet kryesore në kryeqytet, pavarësisht deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se situata është përmirësuar.

Në fillim të nëntorit shifrat e publikuara nga ekspertët e faqes së internetit ‘Numbeo’ e rendisin Tiranën si qytetin e katërt në Europë për ndotjen e ajrit. Që nga 2015-ta, kur Veliaj është zgjedhur kryebashkiak, ndotja e ajrit shënoi një rënie të lehtë në 2016-ën, për t’u rritur me ritme të shpejta në 2017-ën dhe 2018-ën.

Dështimin në këtë pikë, duket se ka nisur ta pranojë edhe vetë kryebashkiaku. Në një njoftim për mediat të shpërndarë sot nga Bashkia e Tiranës thuhej se pastrimi i Parkut të Madh të Liqenit tashmë do të bëhet me mjete moderne dhe ekologjike.

Në njoftimin në fjalë, citohet edhe Veliaj i cili duket se gjen edhe fajtorin për ndotjen në Tiranë. Sipas tij, fajin e kanë makinat.

“Sot jemi në një situatë ku Tirana është më e pastër. I vetmi burim i ndotjes janë makinat. Tirana nuk ka fabrika, as oxhaqe, as uzina, do të thotë që nuk kemi ndotje industriale. E vetmja ndotje që vjen në Tiranë është nga tymi i makinave. Ftesa për qytetarët është të përdorim biçikletën, të ecim në këmbë, kështu heqim peshë, ulim shpenzimet dhe ndotjen e qytetit. Është e vetmja mënyrë!”, shprehet kryebashkiaku.

Por shifrat tregojnë se nismat e Veliajt, për ditën pa makina, mbjelljen e pemëve apo shtimin e korsive për biçikletat kanë dështuar në uljen e ndotjes në kryeqytet, dhe tashmë për t’u justifikuar këtë dështim gjendet një shkak i ri, dhe sipas kryebashkiakut, i vetëm.

 

 

Të fundit