Flash News

KRYESORE

Dështimi me negociatat, reagon Paloka: Mbase, Rama është i pafajshëm

Dështimi me negociatat, reagon Paloka: Mbase, Rama është i

Një ‘furtunë’ reagimesh solli vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave të BE, duke shtyre për vitin tjetër përgjigjen nëse Shqipëria do të hapë negociatat, ose jo.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, përmes një reagimi në “Facebook” reagon pas komentit të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi këtë vendim një betejë të fituar.

Sipas tij, Rama është i pafajshëm sepse thjeshtë i sëmurë psikik dhe e shikon realitetin nga hapësira që ka krijuar mendja e tij.

Statusi plotë:

Mbase Rama eshte i pafajshem...

Kete zakonin e Rames qe mohon te verteta me se evidente e kam konsideruar gjithmone si tipar te nje qenieje pa karakter, mashtrues ordiner dhe i pafytyre.

Kete mendoja kur avionet e droges i quante mushkonja, kur deklaronte se ne Shqiperi nuk ka kanabis, kur deputetet dhe bashkiaket e tij te inkriminuar i definonte si engjej...

Kete mendoja kur pa bere asnje qindarke investim deklaronte se ne qeverisjen e tij ishte investuar me shume se ne 25 vite bashke, kur deklaron se ka arritur shifra rekord ne uljen e papunesise e te krimit...

Kete mendova dhe dje kur brohoriti “fitore” pasi te gjithe mesuam se negociatat nuk do te hapen..!!!

Pastaj rastesia e solli qe pikerisht dje te lexoja opinionet e nje psikiatri te njohur per qenie me probleme psiqike si te Rames.

Pak a shume ai shpjegonte se te semuret e ketij lloji “kur nuk arrijne te kontrollojne realitetin ne ambjentin ku jetojne, atehere krijojne ne mendjen e tyre nje realitet tjeter te cilin munden ta kontrollojne plotesisht”

Atehere mendova qe mbase kryeministri yne eshte i pafajshem... Mbase nuk eshte ai mashtruesi ordinere e i pafytyre. Nuk eshte ajo qenie e peshtire qe per interesa te tij eshte gati te shkatrroje nje vend e nje popull .Nuk eshte aq i pashpirt sa c’tregon. Nuk eshte aq dallkauk e injorant sa shfaq me arrogancen e tij...

Ndoshte kryeministri yne eshte thjeshte i semure? Ndoshta nuk duhet derguar atje ku shumica e shqiptareve urojne cdo dite . Mbase thjesht duhet mbyllur ne spital psiqiatrik ?

Mbase...

Prisni kur te dale ndonje nga keto dite e te thote qe Italia do fitoje kampionatin Boteror.

Ne fakt Italia i ka shanset se do kete kampionate te tjere, kurse kryeministri yne nuk ka asnje shans. Nuk behet me...

Të fundit