Flash News

KRYESORE

Dështoi me Fevziun por Top Channel i merr Tv Klan-it moderatoren

Dështoi me Fevziun por Top Channel i merr Tv Klan-it moderatoren

Blendi Fevziu refuzoi ofertën e bërë nga Top Channel për ta bërë ‘Opinion’-in pjesë të këtij ekrani. Por pavarësisht dëshmimit, Top Channel i ka ‘rrëmbyer’ Tv Klanit moderatoren Klea Huta.

Sipas ‘Blitz.al’ bëhet fjalë për një projekt me producent fotografin e njohur Artan Korenica dhe moderatore, Klean. Emisoni do jetë me 12 puntata e me 12 shqiptarë të famshëm në botë, të cilët do të hapin dyert e shtëpisë për Klean dhe stafin e saj.

Këngëtarja, aktorja dhe moderatorja do të hyjë në shtëpitë e vipave dhe do të zbulojë mjaft të pathëna për jetën e këtyre personazheve. Pjesë do të jenë disa emra mjaft të njohur si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho…

Të fundit