Flash News

KRYESORE

A dështoi vizita e Ramës në SHBA? Vetëm një takim me sipërmarrës dhe profesionistë të komunitetit shqiptar

A dështoi vizita e Ramës në SHBA? Vetëm një takim me

Në datën 18 dhjetor, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit për të marr pjesë në takimin që shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini organizoi me liderët e Ballkanit Perëdimor.

Po atë ditë, në mediat pranë qeverisë, u publikua lajmi se pas Brukselit kreu i ekzekutivit do të udhëtonte për në SHBA ku kishte të planifikuara një sërë takimesh.

Në datën 21, kryeministri Rama në rrjetin social Facebook shpërndau një postim ku njoftonte për një takim të zhvilluar me sipërmarrës dhe profesionistë të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Por që prej datës 21, as në Facebook-un e Ramës dhe as nga zyra për shtyp e kryeministrisë nuk ka asnjë njoftim për mbajtjen e ndonjë takimi tjetër, në çfarëdo lloj niveli, nga ana e kreut të qeverisë shqiptare në SHBA. Madje mungojën edhe takimet me kongrsmenë të cilat janë kthyer në një rutinë për politikanët shqiptar sa herë vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

 

 

Të fundit