Flash News

KRYESORE

Dështojnë negociatat për ribashkimin e Qipros, Guterres: Nuk u arrit asnjë marrëveshje

Dështojnë negociatat për ribashkimin e Qipros, Guterres: Nuk u

Bisedimet e ribashkimit midis liderëve turq dhe grekë të Qipros, sot në mëngjes, kanë dështuar duke e mbyllur konferencën mbi paqen pa asnjë marrëveshje, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Burimet qipriote greke thanë se bisedimet dështuan për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me tërheqjen e trupave turke.

“Me keqardhje, ju informoj se pavarësisht angazhimit shumë të fortë të të gjitha delegacioneve dhe partive të ndryshme, konferenca mbi Qipron u mbyll pa arritur një marrëveshje”, tha Guterres.

Lidhur me vazhdimin e bisedimeve,  Guterres tha se “konferenca është e mbyllur, megjithëse kjo nuk do të thotë se nuk do të ndërmerren iniciativa të tjera”.

Burimet qipriote greke thanë se Turqia kishte këmbëngulur në mbajtjen e forcave ushtarake në ishull pas ribashkimit, ndërsa pala greke dëshiron që të gjithë 35 000 trupat e Ankarasë të tërhiqen përfundimisht.

Negociatat, që kanë vazhduar prej vitesh, kanë për qëllim krijimin e një strukture federale me dy shtete politikisht të barabarta, qipriotët grekë në jug dhe qipriotët turq në veri.

Të fundit