Flash News

KRYESORE

Dështon sërish gjyqi për Shullazin, çfarë ndodhi sot në Gjykatë

Dështon sërish gjyqi për Shullazin, çfarë ndodhi sot

Ditën e sotme do të mbahej në gjykatën e Apelit seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Mësohet se kjo seancë u shty për shkak të mos plotësimit të trupës gjykuese. Trupa ka mbetur me dy anëtarë pasi në 15.6.2019 është pranuar kërkesa e Shullazit për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Saida Dollani.

"Apeli ka vënë në dijeni KLGj-në dhe i ka kërkuar delegimin e një gjyqtari, por deri sot nuk ka asnjë përgjigje", bën me dije Balkanweb.

I pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi të dorëhiqet nga çështja, pasi sipas tij është në konflikt interesi.  Seanca është shtyrë për në datën 25 qershor.

Të fundit