Flash News

KRYESORE

Dështon sërish Këshilli Politik/ Gjiknuri ‘ofertë’ PD-LSI, opozita e bashkuar: PS ka frikë nga përgjigja e ODIHR; Hajdari thirrje për bojkot  

Dështon sërish Këshilli Politik/ Gjiknuri

Edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik sërish nuk u prodhua asnjë produkt dhe sinjal kompromisi mes palëve lidhur me ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Palët ishin vendnumëro sa i përket qëndrimeve të tyre për pikat e nxehta si koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura.

PD e LSI insiston asistencë ligjore përmes një letre drejtuar OSBE/ODIHR, por PS refuzon.

Përfaqësuesi i shumicës, Damian Gjiknuri doli sot me një ofertë të re për opozitën e bashkuar, ku i kërkoi të sillte një variant bazuar në një ligj evropian mbi koalicionet dhe më pas t’i drejtohet OSBE.

Ai tha se opozita po përdor taktikën e bllokimit, pasi propozimi i saj për të ruajtur koalicionet siç janë sot ka rënë me ndryshimin e Kushtetutën në 30 korrik.

Sill një përkufizim të koalicionit e bërë nga një ligj evropian. A mund të çojmë propozimin tonë, dakord. Por ata thonë jo, të rrijë Kodi sic është sepse ka rënë sepse u ndryshua kushtetuta në 30 korrik. Ata duan të përdorin taktikën e bllokimit.

Koha është kritike dhe duhet tgë ecim përpara. Ne duhet të kemi një ligj zgjedhor brenda ditëve që vijnë ndryshe rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. KQZ e re po bëhet gati. Na duhen dispozitat e munguara në kodin zgjedhor që reflektojnë ndryshimet kushtetuese që të nisë organizimi i zgjedhjeve.

Taktika e bllokimit sic e do njëra palë të jetë ajo që do Evropa, nuk e besoj. Ndaj bëj thirrje, nëse dëshiron konsensus, hajde me produkt dhe atë po ta lëmë ta zgjedhësh. Merr një ligj evropian që ka sistem proporcional me lista të hapura apo të mbyllura dhe hajdeni ta diskutojmë. Nëse nuk e pranojmë, e çojmë te ODIGR, por duhet të vish me një produkt evropian. Për të marrë mendimin evropian duhet të vish me produkt evropian, dhe jo origjinal ballkanik”, tha Gjiknuri.

Bylykbashi e Vasili: PS i frikësohet përgjigjes së ODIHR, mazhorancë miraton ligjin që u leverdis atyre

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që të gjithë kemi pranuar që të jetë arbitër jo vetëm i këtij procesi reforme, por edhe i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion.

Nëse PS nuk ndryshon qëndrim bllokon funksionimin e Këshillit Politik e për rrjedhojë bllokon edhe Reformën Konsensuale Zgjedhore që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, tha Bylykbashi.

Përsëritëm edhe njëherë që opozita nuk kërkon asgjë, kërkon vetëm standarde të larta zgjedhore. Nuk ka asnjë pretendim apo favor që i bëhet, një privilegj që i ofrohet asaj, por thjesht dhe vetëm barazi rregullash. Pra futemi në lojë me rregulla saktësisht të barabarta. Partia Socialiste kërkon rregulla, ashtu siç tha me shumë sinqeritet z. Gjiknuri, pra që tha që jemi mazhorancë dhe bëjmë ligjin që na leverdis, përpiqet të bëjë rregulla që të favorizojë vetveten”, deklaroi përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili.

Hajdari thirrje për bojkot

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar draftin e propozuar nga PS si hileqar që devijon hapjen e listave 100%.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u ka bërë thirrje kolegëve të opozitës që të bojkotohet çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti i tyre për Kodin Zgjedhor.

Thirrja jonë vazhdon të jetë e njëjtë që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese ashtu siç kërkon kushtetuta. Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar që devijon hapjen e listave 100%. Nuk mund ta devijojmë dot këtë debat kaq të rëndësishëm që kërkon të negociojmë me sovranitetin e popullit, sepse sovraniteti i popullit duhet të jetë në parlamentin e ardhshëm.

Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin”, tha Hajdari

Të fundit