Flash News

KRYESORE

Dështon takimi dytë publik, nuk ka marrëveshje për Himarën, banorët: Tokën do e mbrojmë me gjak!

Dështon takimi dytë publik, nuk ka marrëveshje për

As dëgjesa e dytë me banorët e Himarës për planin urbanistik nuk u finalizua me një marrëveshje. “Nuk do lemë asnjë të vazhdojë rruga, do deridhim gjak atje. Atje do të rrimë ditë e natë. Nuk do lejojmë asnjë, nuk e duam projektin.”

Nën masa të rrepta sigurie dy ministrat e qeverisë dhe banorët e Himarës qëndruan për orë të tëra në takim, por nuk kanë arritur të bien dakord.

Ministri Gjiknuri pas takimit tha se qeveria do të çojë përpara projektin dhe se do të dëmshpërblehen banorët në bazë të ligjeve shqiptare. Por banorët vetë e kundërshtuan atë duke thënë se duan të gjithë të pajisen me çertifikatë pronësie.

Damian Gjiknuri: “Objektet janë përfshirë të gjitha në skemën e shpronësimit. Nga ana tjetër ka persona që kanë pretendimin lidhur me trojet ku kalon projekti. Ne kemi marrë angazhimin për të sjellë një grup që do të bëjë matjet e duhura, identifikimin dhe për të ndihmuar që këta njerëz të marrin çertifikatat kur i takojnë në përputhje me ligjin.Qeveria është e vendosur që projekit të vazhdojë por të gjithë banorët do të kompensohen sipas ligjit.

Banor i Himarës: Mua në 500 metra nuk më ka mbetur 1 metër, mi ka marrë për rrugë, mi ka marrë për cdo gjë dhe nuk jam shpronësuar.”

Banor i Himarës: Ne kërkuam dicka, që të na njofin si pronarë.

Burime të Ora News thanë se bashkë me banorët ka pasur edhe përfaqësues të Agimit të Artë.

Avokatja e banorëve si dhe kreu i OMONIA-s artikuluan qartë se nuk do të kenë një marrëveshje nëse nuk jepen certifikatat e pronësisë.

Përfaqësuesi i OMONIA-s, Fredi Bejleri: Konstatum dy gjëra që asnjë nga banorët nuk ishte dakord me projektin dhe të gjithë duan çertifikatat e pronësisë. Të gjithë banorët që folën dhe që preken nga projekti janë himariotë autoktonë, janë me kombësi dhe shtetësi grekë, pikërisht këtu ndodh edhe diskriminimi etinik dhe fetar.

Projekti i planit urbanistik përfshin 22 banesa që duhet të prishen, por banorët e kanë kundërshtuar me tensione gjatë punimeve.

Në gusht të këtij viti, ministria e Jashtme Greke kërcënoi Shqipërinë me kërcënim të proceseve integruese nëse projekti do të vijonte. Sipas Athinës Zyrtare me këtë vendim autoritetet shqiptare e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombëtare greke më të rëndësishme se ecuria europiane e vendit, duke kërcënuar me pengesa që Greqia mund ti vendosë këtij procesi.

A ishin dakord banorët me këtë proces?

Damian Gjiknuri: Në përgjithësi, banorët e pa në këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria.

Por duket se marrëveshja me banorët është ende larg. Përfaqësuesi i OMONIA Fredi Bejleri tha se minoriteti po diskriminohet.

Përfaqësuesi i OMONIA-s, Fredi Bejleri: Konstatum dy gjëra që asnjë nga banorët nuk ishte dakord me projektin dhe të gjithë duan çertifikatat e pronësisë. Të gjithë banorët që folën dhe që preken nga projekti janë himariotë autoktonë, janë me kombësi dhe shtetësi grekë, pikërisht këtu ndodh edhe diskriminimi etinik dhe fetar.

Përfaqësues të OMONIA-s dhe të PBDNJ-së kërkojnë që banorët të shpronësohen jo vetëm për objektin si dhe të zgjidhet çështja e pronësisë.

Cfare po ndodh?

Banorët preken nga prishja e 22 objekteve në kuadër të projektit të rivitalizimit të qendrës së Himarës.

Ky është takimi i dytë me banorët, ndërsa ministri i Energjisë, Gjiknuri paralajmëroi javën e shkuar pas dëgjesës së parë, paralajmëroi se banorët do të dëmshpërblehen sipas legjislacionit në fuqi.

“Çdo njeri që gëzon një titull pronësie, apo gëzon të drejta pronësore në një pronë dhe që preket nga një projekt publik do të shpronësohet sipas legjislacioneve në fuqi”, tha Gjiknuri në takimin e 29 shtatorit.

Të fundit