Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pushteti lokal nuk ka arritur të sigurojë më shumë të ardhura në 6 muajt e parë të vitit nga taksat e tarifat. Sipas të dhënave të publikuara në “Raportin mbi Financat Publike Vendore”, i portalit financatvendore.al, një projekt i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, të ardhurat nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asetet dhe të tjera) regjistruan në terma nominalë rreth 9.0 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të hyrat buxhetore nga burimet e veta rezultojnë rreth 2.5 miliard lekë më të ulëta ose në rënie me rreth 21.5%.
Kjo ecuri e të ardhurave të veta përgjatë periudhës së marrë në analizë u kushtëzua nga performanca relativisht e ulët e të ardhurave nga taksat vendore, të cilat regjistruan një nivel prej rreth 4.7 miliard lekë, në ulje me rreth 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të kundërt, të ardhurat nga tarifat vendore ndoqën ecuri pozitive, theksohet në raport.
Ngushtimi i të ardhurave nga taksat vendore u përcaktua gjerësisht nga rënia e të hyrave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Të hyrat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, pas një rritje të theksuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, u tkurrën me rreth 53.4% në terma vjetorë dhe regjistruan rreth 1.4 miliard lekë.
Në nivel bashkie, rënia e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë u udhëhoq nga bashkia Tiranë. Gjatë periudhës janar-qershor 2018, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një nivel prej rreth 657.1 milionë lekë nga rreth 2.1 miliard lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të kundërt, bashkia Vlorë rezulton të ketë mbledhur rreth 84 milionë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga një nivel zero në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në bashkitë Vorë dhe Durrës, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë të jenë thuajse përgjysmuar krahasuar me nivelin e shënuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.
Taksa e ndërtesës, rënie 36.1%
Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 1.7 miliardë lekë, në rënie me rreth 36.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Tkurrja e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme u përcaktua nga rënia me rreth 42.6% në terma vjetorë e të ardhurave nga taksa e ndërtesës.
Performanca e dobët e regjistruar në të hyrat nga taksa e ndërtesës bie ndesh me pritshmëritë e krijuara në vijim të reformimit rrënjësor të kësaj takse nëpërmjet ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Larg nga çfarë synuar, vështirësitë në krijimin e kadastrës fiskale, përcaktimit të vlerës së pronës sipas vendndodhjes, përcaktimi i një agjenti tatimor etj., vlerësohet të kenë krijuar paqartësi të shtuara për bashkitë, të cilat mund të kenë kontribuar në performancën e kësaj takse gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Njëkohësisht, një pjesë e bashkive kanë vijuar të aplikojnë taksën e ndërtesës sipas metodologjisë së vjetër, deri në përfundim të periudhës tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re me bazë vlerën. Fillim viti 2019 pritet të jetë dhe momenti kur të gjitha bashkitë në vend do të aplikojnë taksën e pronës sipas metodologjisë së re, bazuar në komunikimet në media të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, thuhet në raport. “Megjithatë, mbetet për tu vlerësuar nëse kemi të bëjmë me vështirësi të përkohshme në zbatimin e metodologjisë së re në lidhje me aplikim e kësaj takse apo me vështirësi strukturore të cilat shkojnë përtej kompetencave të bashkive”.
Të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore rezultojnë të kenë kontribuar me rreth 307.8 milionë lekë në të ardhurat vendore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në rritje me rreth 26.3% në terma vjetorë. Në të kundërt, taksa e truallit vijon të rezultojë pa të ardhura të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, ashtu sikurse evidentohet dhe në të gjitha periudhat e tjera të marra në shqyrtim. Kjo mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve).
Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet.
Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 271.5 milionë lekë, me një rritje prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. Në terma afatgjatë dhe në vijim të ndryshimeve të ndërmarra, të ardhurat nga kjo taksë vijojnë të ulin në mënyrë progresive kontributin e tyre në totalin e të ardhurave nga burime të veta vendore.
Në ndryshim nga ecuria e të ardhurave nga taksat vendore, të ardhurat nga tarifat vendore rezultojnë të jenë rritur në gjysmën e parë të vitit 2018 përkundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në terma nominalë, tarifat vendore kontribuan në të ardhurat vendore me rreth 4.2 miliard lekë, në rritje me rreth 5.4% në terma vjetorë.
Peshën më të madhe në tarifat vendore e zënë të ardhurat nga tarifat e shërbimeve. Kështu, të ardhurat nga tarifat e shërbimeve publike rezultuan në rreth 1.9 miliard lekë, në ulje me rreth 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në këtë kategori, të ardhurat e gjenenuara nga tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve përfaqësuan rreth 83.5% ndaj totalit, ndjekur nga tarifa për ndriçimin publik me rreth 9.2% dhe tarifa për gjelbërimin me rreth 7.2%. Ndërkohë, të ardhurat nga tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet regjistron një vlerë tepër të ulët e cila rezulton e mbledhur vetëm nga bashkitë Ura Vajgurore dhe Krujë. Kjo për vetë faktin se të ardhurat nga kjo tarifë mblidhen thuajse ekskluzivisht nga ndërmarrjet e ujësjellës – kanalizime (të cilat janë në pronësi të bashkive) duke mos u regjistruar kësisoj në llogaritë e të ardhurave të bashkive. Gjithashtu, të ardhurat nga tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit regjistruan shifra relativisht modeste dhe janë grumbulluar nga bashkitë Elbasan, Roskovec dhe Lushnjë.
Paraprakisht, mund të thuhet se ka marzhe përmirësimi të mbledhjes së kësaj tarife, sidomos në ato bashki ku toka bujqësore nën juridiksion ka nevojë për shërbime të ujitjes dhe kullimit./Monitor/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
