Flash News

KRYESORE

Desir: Politikanët të respektojnë gazetarët, shpifja të trajtohet nga gjykata

Desir: Politikanët të respektojnë gazetarët, shpifja të

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Harlem Desir, bëri thirrje që figurat publike në Shqipëri duhet që të respektojnë gazetarët dhe profesionistët e medies. Në një intervistë për exit.al, ai u ndal te etiketimi që kryeministri Edi Rama u bëri gazetarëve. Kreu i qeverisë i quajti “kazan” dhe “abuzues të të drejtave të njeriut”.

“Qëndrimi ynë është si gjithmonë që figurat publike duhet që të respektojnë profesionistët e medias, punën e tyre dhe të drejtën e tyre për të luftuar për të drejtat. Figurat publike duhet që të durojnë kriticizmin më shumë për shkak të rolit të tyre në shoqëri.”, tha përfaqësuesi i OSBE-së.

Desir mendon se shpifja duhet që të trajtohet vetëm nga gjykata.

“OSBE-ka nxitur të gjitha shtetet pjesëmarrëse që ta dekriminalizojnë shpifjen. Kurrë nuk duhet abuzuar me shpifjen për të ndëshkuar apo parandaluar gazetarët nga kryerja e punën e të tyre. E kam bërë të qartë nga fillimi që as AMA apo strukturë administrative apo rregullatore nuk duhet që të merren me çështje të shpifjes. kjo duhet që të ngelet nën kompetencën e gjyqësorit.

Ndërkohë, që ai u dërgon edhe një mesazh shqiptarëve.

“I siguroj qytetarët shqiptarë që zyra ime do ta monitorojë me vëmendje implementimin e këtyre ligjeve dhe do të vazhdojë që të ndjekë lirinë e medias në vend”.

Të fundit