Flash News

KRYESORE

“Destabilitet dhe dhunë”: një historik i alarmeve të rreme të qeverisë para protestave të opozitës

Me 16 shkurt do të zhvillohet  protesta e opozitës e cila pritet të jetë masive. Slogani i kësaj proteste nga lideri i PD-së Lulzim Basha është “shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”. Për këtë slogan, opozita ka marrë shkas nga publikimi i përgjimeve të prokurorisë nga “Zëri i Amerikës”, ku dëshmohej vjedhja e votave në Dibër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë.

Mirëpo, ashtu si edhe në protestat e mëparshme ka spekulime nga socialistë se protesta do jetë e dhunshme dhe do të krijojë destabilitet.

Jo vetëm elementë të PS-së, por dhe Policia e shtetit, në njoftim për median, të datës 12 shkurt 2019, ndër të tjera shkruante: “Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri”.

Ndërsa Taulant Balla në një deklaratë për median u shpreh, “Të gjithë ata që frikësohen nga reforma në drejtësi, dhe thërrasin protesta e kanë shumë gabim dhe rruga e drejtësisë së re nuk mund të ndërpritet as me protesta, as me bojkote, as me të qara e as me të thërritura.”

Në fakt, nuk është hera e parë që socialistët,  para ditës së protestës, të përhapin panik dhe në media se do të përdoret dhunë nga opozita në protesta.

Për protestën e 12 marsit 2015, asokohe, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Altin Qato, në një dalje për median pati deklaruar se “policia ka informacione për akte të dhunshme, ndaj do të ketë kontrolle të shtuara si dhe kërkoi që qytetarët të jenë të gjithë të pajisur me karta identiteti”. Por në fakt, protesta qe paqësore dhe pa incidente.

Protesta  që nisi me 18 shkurt dhe u mbyll me 17 maj 2017, (3 muaj) ka hyrë në histori si protesta më e gjatë e opozitës, por që nuk pati incidente.

[caption id="attachment_245016" align="alignnone" width="700"] Foto nga protesta e 18 shkurtit 2017[/caption]

Të shumta qenë reagimet nga politikanë të majtë, ndër to dhe Taulant Balla, i cili e konsideroi si protestë për qeveri imagjinare. Protesta tre muaj në çadër u finalizua me krijimin e qeverisë teknike, por pa asnjë incident, ndryshe nga ç’qe spekuluar para nisjes së saj.

Edhe për protestën e 27 janarit 2018, ku kauza ishte qytetari, pati reagime nga Partia Socialiste. I pyetur nga gazetarët në një deklaratë për median nëse ka frikë nga protesta e opozitës, asokohe, deputeti Taulant Balla qe shprehur;

“Çdo përpjekje e tillë për ti hapur gropë vendit në rrugën drejt hapjes së negociatave i bën keq Shqipërisë dhe kjo është për të ardhur keq për këdo prej nesh. Për këdo që sheh se si një deputet për të cilin ka votuar që të jetë në kuvend me sjelljen e vet i bën keq vendit".

[caption id="attachment_245017" align="alignnone" width="1080"] Foto nga protesta e 27 janarit[/caption]

Është sërish Balla, i cili dhe për protestën e opozitës më 26 majit 2018, i trembej dhunës.

Në një deklaratë për median ai qe shprehur: “I vetmi apel që unë kam është që t’i përmbahen ligjit për protestat, sepse ata që do të cënojnë rendin do të marrin dënimin sipas ligjit”.

Por ashtu si në protestat e shkuara, marshimi i protestuesve qe paqësor dhe mesazhi që ata dhanë ishte demokratik ./Politiko.al/ 

Të fundit