Flash News

KRYESORE

Destinacionet shqiptare më të vizituara gjatë 2019-ës, kush qëndron në ‘majë’

Kur na ndajnë edhe pak momente nga 2020 vlen të veçojmë 10 vendet turistike më të vizituara në Shqipëri për vitin që po lemë pas.

Politiko.al ka pyetur disa nga angjencitë turistike që operojnë për udhëtimet brenda Shqipërisë se cilat janë 10 destinacionet më të preferuara për vitin 2019.

Agjencia Albanian Nature Explorer e rendit Thethin si destinacionin më të preferuar.

I njëjti destinacion qëndron edhe për agjencinë E Travel, Kalemi Travel, E tour Travel.

Sipas tyre Thethi preferohet kryesisht nga turistë të huaj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluka, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E dyta vjen Valbona

Qindra turistë, kryesisht të huaj, udhëtojnë drejt luginës së Valbonës, në Tropojë, në çdo stinë të vitit ku terreni i thepisur, natyra, malet epike, kthjelltësia e ujrave, trofta karakteristike, e bëjnë atë ndër zonat më të preferuara në veri të Shqipërisë.

Operatorët turistikë thonë se Valbona preferohet njëlloj si nga turistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E treta renditet Korça

Me dy fshatrat shumë të preferuar Dardhë e Voskopojë. Dardha preferohet kryesisht në dimër për peizazhin me borë, ndërsa Voskopoja gjatë vjeshtës për freskinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fshati turistik i Dardhës, ndodhet 20 km në jug-lindje të Korçës. Byreku në saç e skitë në dëborë e bëjnë Dardhën destinacionin perfekt për stinën e dimrit.

Voskopoja ndodhet vetëm 18 kilometra larg nga qyteti i Korçës. Aty ku mund të shijosh natyrën dhe ajrin e pastër, e të ecësh në rrugët e kalldrëmta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I katërti vjen gadishulli i Karaburunit në Vlorë

Peizazhi natyror i gërshetuar me atë historik, e bëjnë Karaburunin një pikë turistike ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që, pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar.  Më i vizituar sipas operatorëve turistikë, Karaburini mbetet në stinën e verës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I pesti  Pogradeci

Me atraksionet turistite dhe sidomos liqenin Pogradeci është kthyer në destinacion të dashur për turistët.

Turizmi këtu mund të zhvillohet në të katër stinët e vitit, të cilat ofrojnë pejsazhe të ndryshme dhe mundësi të pafundme dhe të larmishme argëtimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I gjashti  Berati

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, vazhdon të zgjojë interesin e turistëve, sidomos të huaj.

Kalaja e Beratit mbetet atrakasioni kryesor për vizitorët e huaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I shtati Butrinti

Pavarësisht kushteve atmosferike, temperaturave të ulëta apo të larta Parkun Kombëtar të Butrintit e gjen gjithmonë plot.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Operatorët turistikë thonë se më i vizituar është gjatë pranverës dhe verës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Destinacioni i tetë, Lumi i Shalës

‘Lumi i Shalës, është destinacioni që u ‘zbulua’ tre vitet e fundit. Turistët e huaj krahasojnë me një Tajlandë të dytë’, thonë operatorët turistikë.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E nënta vjen Gjirokastra

Vend i trashëgimisë botërore të UNESCO, Gjirokastra është bërë e famshme pasi ka ruajtur formën e një qyteti të vjetër të stilit otoman, me shtëpitë e vjetra që mbështeten në shpatin e malit, secila me fasada guri e druri të mrekullueshme.

Turistët e huaj shfaqin interes të veçantë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I dhjeti janë Kanionet e Osumit

Kanioni i Osumit, është më i madhi në gjithë vendin dhe me të drejtë është emërtuar “Grand Canyon e Shqipërisë”. Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë.

Nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, në këtë kanion, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujrat e tij, sportin e bukur të raftingut.

Preferohet të vizitohet në pranverë dhe në verë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga 10 destinacionet që listuam vlen të theksojmë sa i përket kombësisë së turistëve të huaj ata rezultojnë nga Katari, Kina, Anglia, Australia dhe Çekia.

Të fundit