Flash News

KRYESORE

Destinacionet ujore më të spikatura gjatë 2019-ës: nga Gjiri i Gramës në Valbonë

Shqipëria kanë shumë vende të këndshme për tu vizituar, të cilat preferohen jo vetëm nga turistë shqiptarë por edhe nga ata të huaj.

Sigurisht që periudha e preferuar për të vizituar këto vende është vera, duke qenë se shumica e njerëzve marrin pushimet e verës, për të kaluar disa ditë nën rrezet e nxehta të plazheve të Jugut apo liqenet e Juglindjes dhe lumenjte e Veriut.

Ne po ju listojë disa nga destinacionet ujore që u vizituan më shumë gjatë vitit 2019:

Gjiri i Gramës

Një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Gjiri i Gramës gjendet në jug të Vlorës dhe e vetmja mënyrë për të arritur atje është ose duke ecur për 7 orë, ose duke shkuar me anije. Falë vendndodhjes së saj të largët, ju mund ta vizitoni këtë parajsë pa turma masive.

Liqeni i Bovillës

Vetëm rreth 1 orë nga kryeqyteti, mund të shijoni këtë liqen të bukur me pamje të mrekullueshme. Është i përkryer për një udhëtim ditor kur doni të shijoni ngjyrat e kaltra në vend të jetës së qytetit.

 

 

Liqeni i Komanit

Komani është ndoshta liqeni më i bukur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk duhet humbur. Është e zakonshme ta vizitosh me varkë dhe të shijosh pamje magjepsëse. Aventurierët gjithashtu mund të shkojnë për hiking.

Gjipeja

Plazhi i Gjipesë është vendosur në Rivierën shqiptare, në mes të Dhërmiut dhe Himarës. Pamje dhe uji i kristaltë do t’ju bëjë të ndiheni si në Maldive.

Ujëvara e Sotirës

Ujëvra e Sotirës është ujëvara më spektakolare në Shqipëri dhe një nga vendet që do t’ju ngelet gjithmonë në mendje, duke kërkuar ta vizitoni sërish.

Syri i Kaltër

Gjithashtu një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri. Mund të shkoni për not ose thjesht për të shijuar mrekullitë e mahnitshme të Nënës Natyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini

Një fshat i vogël dhe shumë i këndshëm pranë Liqenit të Ohrit. Aty gjeni një pamje piktoreske dhe një pushim relaksues pranë ajrit të pastër dhe të freskët.

Porto Palermo

I famshëm për kështjellën në formë ylli, e ndërtuar nga Ali Pasha në shekullin e 19-të. Porto Palermo është gjithashtu një destinacion popullor plazhi dhe një ndalesë interesante përgjatë Rivierës shqiptare.

Lugina e Valbonës

Shtegu midis Valbonës dhe Thethit është quajtur një nga shtigjet më të bukura në Europë. Uji i ftohtë, malet dhe gjelbërimi do t’ju lënë pa fjalë, duke ju bërë t’ia mbathni nga zhurma dhe jeta urbane.

Të fundit