Flash News

KRYESORE

Detaje/ 8 vjeçari që u mbyt në pishinë ishte me gjyshen

Detaje/ 8 vjeçari që u mbyt në pishinë ishte me gjyshen

Ditën e sorme një ngjarje e rëndë u shënuaq në Kavajë ku një 8 vjeçar u mbyt në pishina. Nga të dhënat e para u mësua se fëmija u mbyt aksidentalisht teksa po lahej.

Vogëlushin e kishte marrë me vete gjyshja në hotelin e zonës ku edhe punonte. Mësohet se në një moment, gjyshja ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit dhe e kishte lënë të voglin në katin e parë. Pasi ka thirrur disa herë dhe ai nuk i përgjigjej, ajo është vënë në alarm.

Bashkë me punonjësit e tjerë të hotelit kanë kërkaur për 8 vjeçarin të cilin e kanë gjetur në pishinë.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë, i vogli nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet.

Të fundit