Flash News

KRYESORE

Detaje/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, i arrestuari sjell një deklaratë të re

Detaje/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, i arrestuari sjell një

Kujtim Beli i cili u ndalua dy ditë më parë në portin e Barit me akuzën se ka vrarë me pistoletë në Terni, 49-vjeçarin Demir Hyseni, rreth orës 7 të martës ka sjellë një tjetër deklaratë. Në momentin e arrestimit, Beli ishte duke pritur për t'u nisur me traget në Shqipëri.

Në gjykatë, ai ka mohuar të ketë vrarë 60-vjeçarin, raportojnë sot mediat lokale. Pista kryesore është se ai e ka kryer krimin për motive xhelozie. Dyshohet se Kujtim Beli ishte i bindur se miku i vjetër i familjes, Hyseni, kishte pasur në të shkuarën një lidhje dashurie me ish-gruan e tij, që tanimë jeton në Gjermani

Por, këtij dyshimi, Beli iu përgjigj në gjykatë duke thënë se nuk kishte më ndjenja për ish bashkëshorten dhe është prej vitesh i divorcuar nga ajo.

Kujtim Beli tha se ditën e krimit, ndodhej në Padova për punë, dhe jo në Terni, ku ndodhi vrasja.

Të fundit