Flash News

KRYESORE

Detaje/ Foto nga përplasja me trenin, në makinë udhëtonte familja me 6 anëtarë, dyshimet për shkakun

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e mëngjesit të sotëm në Kavajë. Treni u përplas me një automjet tip ‘Volvo’, në të cilën udhëtonte një familje me gjashtë anëtarë.

Ndonëse treni ka marrë para makinën mbi shina për rreth 100 metra, udhëtarët kanë pësuar vetëm disa dëme të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Përroi i Agait”, pa shkuar te stacioni i trenit në Golem.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e shoferit, i cili ka tentuar të kalojë mbi hekurudhë pa u siguruar para se të kalonte kryqëzimin dhe pa respektuar rregullat e qarkullimit.

Të fundit