Flash News

KRYESORE

Detaje nga anetati ndaj 39 vjeçarit në Elbasan, autori mbante veshur maskë anti-Covid

Detaje nga anetati ndaj 39 vjeçarit në Elbasan, autori mbante veshur

Një atentat me armë zjarri ndodhi dje në Elbasan ku humbi jetën  Emiljano Ramazani,39 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2007 u arrestua për drogë.

Autorët u larguan nga vend i krimit duke djegur edhe makinën ku ndodheshin.

Sot janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja. Mësohet se kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja kanë arritur të fiksojnë të gjithë dinamikën e saj.

Autori kishte dalë nga një makinë që ndodhej disa metra larg makinës ku ndodhej viktima.

Me bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, kapele dhe maskë anti-Covid, autori është afruar nga ana e pasagjerit të makinës “Ford” ku ndodhej Ramazani.

Drejt viktimës është qëlluar pesë herë, 3 nga plumbat viktima i ka marrë në qafë dhe 2 në të dyja shpatullat. Ekzekutori më pas është larguar me makinën tip “Renault” e cila u gjet disa minuta më vonë e djegur në afërsi të Peqinit.

Dy pistat që po hetohen janë prishja e pazareve të drogës, pasi Emiljano Ramazani ishte skeduar për trafik të heroinës. Gjithashtu dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe pasi viktima kishte dijeni për disa nga ngjarjet kriminale të ndodhura në Elbasan.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/detaje-nga-vrasja-ne-elbasan-viktima-ishte-arrestuar-me-heret-per-droge/

Të fundit