Flash News

KRYESORE

Detaje nga arrestimi i 26-vjeçares/ E dashura nxori në pritë Hekuran Billën, e telefonoi për t’u takuar te Komuna e Parisit

Detaje nga arrestimi i 26-vjeçares/ E dashura nxori në pritë

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 26-vjeçares Adjola Lakra, e dyshuar si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës pak javë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Arrestimi i të resë e çon në tre numrin e personave të arrestuar si të përfshirë në atentatin me breshëri plumbash, që i shkaktuan 40-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se vajza e arrestuar ka qenë e dashura e Billës, lidhje qëka zgjatur rreth dy vite.

Sipas policisë, dyshohet se vajza ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për vrasjen e Billës, duke u përdorur prej këtyre të fundit (dajë e nip të arrestuar) si karrem, duke e nxjerr 40-vjecarin në pritë.

Vajza kishte telefonuar Billën dhe kishte lënë takim me viktimën te Komuna e Parisit, ku dhe u qëllua nga autorët.

Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa vrau Prelë Markun, 22-vjeç asokohe.

Të fundit