Flash News

KRYESORE

Detaje nga atentati në Vlorë, i plagosuri nuk ishte objektivi, plumbat prekën edhe tre makina të bashkisë

Detaje nga atentati në Vlorë, i plagosuri nuk ishte objektivi, plumbat

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e paradites së sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një person ka hapur zjarr pranë një lokali në kompleksin ‘Oslo’, duke shkaktuar plagosjen e 58-vjeçarit Dajko Cenodema.

Sipas policisë, dyshohet se Cenodema është plagosur rastësisht dhe se nuk ka qenë ai objektiv i atentatorëve, të cilët kanë qëlluar sërish me armë edhe në rrugë, afërsi të Skelës dhe më pas janë larguar me një makinë.

Nga të shtënat mësohet se janë dëmtuar edhe tri makina të bashkisë së Vlorës, të cilat kanë qenë të parkuara në ato momente.

Fatmirësisht, Cenodema është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë në fshatin Babicë të Vlorës, policia njoftoi se është gjendur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve, ende të paidentifikuar.

Të fundit