Flash News

KRYESORE

Detaje nga dasma Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen

29 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për çiftin e aktorëve Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, pasi sot ata kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ceremonia martesore bëhet e ditur se do të jetë shumë intime dhe larg syrit të paparacëve. Ajo do të zhvillohet në vilën “Sait Halim Pasha Yalisi”, e cila gjendet në pjesën më të bukur të Stambollit dhe ka një pamje të shkëlqyer nga Bosfori. Në dasmën e çiftit, pritet të ketë një numër të madh të të ftuarve, familjarë, miq, dhe aktorë të shumta. Burime pranë tyre tregojnë, se çifti nuk është kursyer aspak.
Aktorja ka bashkëpunuar me emra të njohur të botës së modës në Turqi, ku për fustanin e saj është kujdesur stilisti Raşit Bağzıbağlı, e ndërsa këpucët, të punuara me dorë me perla dhe gurë kristali janë bërë nga Sanem Sevgen. Gjithashtu Sevgen, ka dizenjuar dhe fustanin dhe pantoflat e shtatë shoqërueseve të nuses.
Si gjithmonë shumë pak dihet për veshjet e dhëndrit, në këtë rast asgjë. Gjithashtu thuhet se aktrores bukuroshe i është ofruar nga një sheik i pasur organizimi i dasmës, në një ceremoni spektakulare në Dubai, pasi të dy janë shumë të famshëm atje, por çifti e ka refuzuar një ftesë të tillë, pasi kanë ndashur një dasmë më tradicionale dhe më intime. Dhe ja ku jemi sot, pas një viti, çifti po martohet.

Të fundit