KRYESORE

Detaje nga dasma e shumëpërfolur e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, të ftuar VIP dhe politikanë

Detaje nga dasma e shumëpërfolur e Bes Kallakut dhe Xhensila

Aktori i “Portokalli”, Bes Kallaku  ka vendosur t’i japë fund beqarisë duke celebruar me martesë lidhjen shtatëvjeçare të dashurisë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Tashmë gjithçka është gati dhe sipas “Panorama” nuk do të ketë një ceremoni, por dy.

Dasma e parë do të jetë me miqtë brenda dhe jashtë profesioneve të çiftit, të ftuar VIP, mes të cilëve do të ketë politikanë, biznesmenë, sportistë, njerëz të njohur të medias e artistë, dhe do të jetë e ideuar gjysmëmoderne e tradicionale.

Ndërsa ceremonia e dytë do të organizohet me familjet përkatëse të nuses dhe dhëndrit, dhe do të dominohet nga elementët e traditës. Fustani i nuses është realizuar nga stilisti i njohur në Kosovë, Valdrin Sahiti, vendimin për të cilin Xhensila e ka marrë bashkë me partnerin, Besin.

Çifti janë përpjekur që t’i mbajnë sekret detajet e tjera, si për shembull numrin e të ftuarve dhe datat e ceremonive. Ata vendosin t’i japin fund beqarisë me ngjitjen në altar dhe shkëmbimin e unazave të martesës në shtatëvjetorin e lidhjes. Për martesën e tyre flitej prej vitesh, por vetëm këtë vit çifti duket se janë gati të celebrohen dhe e kanë marrë këtë vendim.

Të fundit