Flash News

KRYESORE

Detaje nga dosja 339, biseda e ”Niçes” së Shijakut me personin që votoi 23 herë në zgjedhje

Detaje nga dosja 339, biseda e ”Niçes” së Shijakut me

Zbardhen detaje të reja nga dosja 339 tashmë në GJKKO.

Sipas përgjimeve rezulton se si ”Niçja” i Shijakut, apo me emrin real Altin Avdyli ka pasur një rol në manipulimin e rezultateve në Shijak.

Dhe pikërisht del dhe një bisedë me Armelind Zezën, i cili akuzohet se ka votuar 23 herë ne emër të emigrantëve në një qendër votimit në Rubjekë.

Vetë ‘Niçja’ interesohet për rezultatin dhe Armelind Zeza sipër përgjimit i thotë se kutitë u mbyllën, mbaruan punë pasi edhe vulosën shpejt e shpejt 23 fletë votimi dhe i futën brenda kutive.

Nga këto përgjime duket ndikimi që ka Altin Avdyli tek këta persona lidhur me zgjedhjet e 2017 dhe votimin në emër të emigrantëve, blerjes së komisionerëve etj

PJESË NGA PËRGJIMET

BISEDA 1

Altin Avdyli: Hë Timo

Shpëtim Marku: Ktu o vllai jot këtu jam, mos ki merak fare, këtu jemi

Altin Avdyli: Si po dalim atje mo ja q… m…?

Shpëtim Marku: Kësmet se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja se do fitojmë. E hudha dhe votën e plakut që o në Itali dhe kta gjaku im miqt e mij e ca janë gjithë këta

Altin Avdyli: Aman o Shpëtim, shife vetë aman.

Shpëtim Marku: Ktu është vllai jot, vetëm uj kena pi, ktu do rrim deriii a kupton

BISEDA 2

Artan Xhixha: O Niçe kta ktu në Radë jan tu u tall me robt. Kta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesi i gjona.

Altin Avdyli: Hajde se e rregulloj unë tani

Artan Xhixha: Jo o burr se o gjynah

BISEDA 3

Armelin Zeza: Niçe

Altin Avdyli: Hë

Armelin Zeza: U mbyllën kutitë këtu

Altin Avdyli: Si janë punët?

Armelin Zeza: I futëm 23 vota në kuti.

Altin Avdyli: A i mbyllëm?

Armelin Zeza: Jena tull fare. I vulosëm shpejt e shpejt. Edhe i futëm 23 aty./BW

Të fundit