Flash News

KRYESORE

Detaje nga grabitja në Durrës, biznesmeni po kthehej për në shtëpi, maskat i bënë prit

Detaje nga grabitja në Durrës, biznesmeni po kthehej për në

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku tre persona me maska dhe të armatosur grabitën një biznesmen duke i marrë rreth 10 mijë euro.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për News 24 se grabitësit i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit. Fillimisht ata kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur kur biznesmeni së bashku me djalin ishin duke u kthyer për në shtëpi.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë ndërsa emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.

Të fundit