Flash News

KRYESORE

Detaje nga krimi horror në Pogradec: Autori tentoi të vriste të bijën adoleshente për një telefon, gjyshja ndërhyri ta mbronte

Detaje nga krimi horror në Pogradec: Autori tentoi të vriste të

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja horror që tronditi pasditen e djeshme Pogradecin e më gjerë.

Autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi i cili vrau të ëmën dhe më pas i preu kokën duke ia varur në derën e shtëpisë, fillimisht kishte tentuar të vriste vajzën e tij adoleshente për shkak të një telefoni, por kishte ndërhyrë gjyshja (viktima Firdes Çekiçi) për të mbrojtur mbesën.

Ka qenë ky shkaku i krimit të rëndë, ku 44-vjeçari masakroi nënën 70-vjeçare me thikë.

Ndërkohë, vajza e cila ka parë gjithë skenën e ngjarjes së rëndë është larguar dhe ka njoftuar policinë.

Kujtojmë se autori njihej në fshatin Buçimas si person me probleme mendore dhe me kartelë, por që nuk kishte pranuar të merrte mjekim. Po ashtu, 44-vjeçari ishte edhe përdorues i drogave të forta.

Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe nuk ka bërë rezistencë në momentin e prangosjes nga policia.

Të fundit