Flash News

KRYESORE

Detaje nga krimi i dyfishtë në familje; Burri që vrau vajzën dhe dhëndrin në gjendje kritike, kush ishte Vetoni, djali i shqiptarit të njohur nga Maqedonia

Një ngjarje e rëndë tronditi Australinë mëngjesin e 31 dhjetorit. Një shqiptar qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj dhe më pas tentoi të vriste edhe veten.

Policia e Victoria në Melbourne po pret të marrë në pyetje babanë e Lindita Musai,  e cila u qëllua për vdekje së bashku me të shoqin Veton Musai në verandën e shtëpisë së tyre rreth orës 10.30 të mëngjesit të 31 dhjetorit.

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock, raporton Panorama.

Autori, Osman Shaptafaj ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ai qëlloi veten pas krimit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa gjendja e tij e rënduar ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.

Tragjedi në familjen shqiptare, babai qëllon për vdekje vajzën dhe dhëndrin në Australi

 

Të fundit