Flash News

KRYESORE

Detaje nga manifestimi në shesh, tubimin e hap ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut

Pak para nisjes së manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës situata paraqitet e qetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Lëvizjet e njerëzve janë të pakta deri në këto momente.

Policia ka bllokuar këtë pjesë të bulevardit, nga presidenca tek sheshi Nënë Tereza.

Ndërkohë para Presidencës është vendosur një podium ku pritet të flasë Meta.

News 24 raporton se fjalën e parë në nisje të manifestimit do ta mbajë Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i gjykatës së Strasburgut.

Po kështu mësohet se do ketë disa folës, personalitete të shquara e në fund të tyre do të flasë Meta.

Raportohet se Presidenti Meta pritet të firmosë një dekret para qytetarëve.

Kujtojmë se Meta ka theksuar që manifestimi do të zhvillohet kundër atij që  e quan grusht shteti dhe shkelje e Kushtetutës  nga maxhoranca, të cilën Meta e akuzon pikërisht pasi ka miratuar javën e kaluar një ndryshim në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e një anëtari të Kushtetueses nëse kalojnë afatet para Presidentit tek një noter.

Të fundit