Flash News

KRYESORE

Detaje nga protesta, çfarë pritet të ndodhë nesër në shesh pa flamuj të PD-së dhe LSI-së

Protesta e opozitës do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00 dhe pritet të zgjasë 4 orën.  Mësohet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë  një takim me aleatët e tij në mesditë.

Po ashtu mësohet se ditën e nesërme në protestë nuk do të ketë flamuj apo mjete të tjera identifikuese me logo të partive, pasi siç janë shprehur liderët e partive, protesta do të jetë popullore.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të mbajnë fjalën para qytetarëve. Po ashtu edhe protestuesit do kenë mundësinë të marrin fjalën për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar të drejtat e cunguara. Protesta pritet të zgjasë rreth 4 orë, por kryetari Basha, u shpreh mbrëmjen e djeshme se qytetarët kanë të drejtë të qëndrojnë në shesh dhe të protestojnë aq sa ata ta shohin të arsyeshme./Politiko.al/

Të fundit