Flash News

KRYESORE

Detaje nga samiti i refugjatëve/ Tre kryeministra të rëndësishëm të BE u bashkuan për të bindur Macron për Shqipërinë

Detaje nga samiti i refugjatëve/ Tre kryeministra të

Ditën e djeshme u zhvillua në Bruksel samiti për çështjen e refugjatëve ku të pranishëm ishin liderët e 16 shteteve të Bashkimit Europian, të cilët u përpoqën, por pa sukses, për të gjetur një zgjiedhje për problemin që rrezikon vetë ekzistencën e unionit.

Në takimin informal është folur gjithashtu edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Politiko.al raporton se kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Gjermanisë janë bashkuar për të bindur presidentin e Francës që të heqë veton për këto dy shtete.

Angela Merkel, Aleksis Tsipras dhe Boyko Borisov kanë biseduar për këtë çështje me Emmanuel Macron, i cili është pengesa më e madhe për këtë fazë të rëndësishme për Tiranën dhe Shkupin.

Dështimi i Qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, e kanë shtyrë Parisin që të mbajë një qëndrim radikal ndaj vendit tonë. Macron i druhet faktit se avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, pa dhënë rezultate konkrete në shumë fusha, mund të rrisë ekstremin e djathtë në Francë dhe në Bashkimin Europian, që vitin e ardhshëm do të zhvillojë zgjedhjet për Parlamentin.

Franca mbështetet në këtë qëndrim nga Holanda, shtet që parashikohet të vendosë veton për Shqipërinë për të njëjtat arsye si francezët, por nuk është bërë pengesë për Maqedoninë.

Greqia udhëheq grupin e “Miqve të Shqipërisë”, këto janë 9 shtetet që i dhanë sot mbështetje vendit tonë

Të fundit