Flash News

KRYESORE

Detaje nga shpërthimi në Vlorë, kush është i riu që iu vu tritol në derë të shtëpisë, një grua në spital  

Detaje nga shpërthimi në Vlorë, kush është i riu

Zbardhen detaje të reja nga dy shpërthimet e ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës.

Policia ka dhënë më shumë informacion zyrtar lidhur me këtë ngjarje, që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi i parë me lënë eksplozivi ka ndodhur në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit Fatjon Batës, 30 vjeç.

I riu mësohet se jetonte prej dy vitesh në këtë apartament, në katin e pestë të pallatit, pranë bashkisë së qytetit.

Ai nuk njihet si person me precedent të mëparshëm penal, edhe pse policia e ka skeduar si objektiv. Ndërkohë, nëna e tij, Nadire Bata ka përfunduar e tronditur në spital për shkak të tronditjes që ka pësuar nga shpërthimi i fuqishëm.

45 minuta më vonë është dëgjuar edhe një shpërthim i dytë në lagjen “15 Tetori”.

“Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit Fatjon Bata., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme", sqaron policia.

 

 

Të fundit