Flash News

KRYESORE

Detaje nga takimi i Bashës me zyrtarin amerikan: Negociatat shkojnë në shtesë?

Detaje nga takimi i Bashës me zyrtarin amerikan: Negociatat shkojnë

Takimi i kryetarit të PD, Basha dhe aleatëve tij të Opozitës së Bashkuar, ka përfunduar, pas një bisede që zgjati  një orë e gjysëm. Burime nga takimi nuk duan të japin shumë informacion 'për të mos dëmtuar negociatën', e cila sipas tyre është në vazhdim.

'Mund të thuhet se ajo që u duk si një finale, ka shkuar me shtesë loje", i tha Politiko.al një prej pjesëmarrësve në takimin e përfaqësuesve të Opozitës së Bashkuar me zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Burimet nuk kanë dashur të komentojnë për një ofertë të emërtuar si 'Paketa McAllister Plus', mbi të cilën u shkrua më herët sot në Politiko.al duke iu referuar burimeve tona diplomatike.

Të fundit