Flash News

KRYESORE

Detaje nga takimi me dyer të mbyllura Bushati-Kotzias; Ministrat nuk dalin në konferencë për median

Detaje nga takimi me dyer të mbyllura Bushati-Kotzias; Ministrat nuk dalin

Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Kotcias pritet të mbërrijë në Tiranë, ku do të takohet me homologun Ditmir Bushati.

Politiko.al mëson se takimi i delegacioneve do të bëhet pa praninë e mediave. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dy ministrat nuk do të dalin në konferencë, ndonëse televizionet janë mbledhur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Po ashtu mësohet se janë shtuar dhe forca të shumta të policisë jashtë ambienteve të këtij institucioni.

Kujtojmë që sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Jashtme greke, të dy ministrat do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm, në kuadrin e dialogut të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.  

Fillimisht ishte parashikuar që për çështjen e negociatave për kufijtë detar të zhvillohej një takim mes dy kryeministrave, Rama dhe Tsipras, por sipas mediave greke vizita është shtyrë për shkak se ka patur vështirësi në negocimin mes dy vendeve për marrëveshjen e detit. /Politiko.al/ 

 

 

Të fundit