Flash News

KRYESORE

Detaje nga tragjedia në Don Bosko, i riu me fëmijë 1 vjeç la gruan për 19-vjeçaren, ky është shkaku pse e vrau në mes të rrugës

Detaje nga tragjedia në Don Bosko, i riu me fëmijë 1 vjeç

Pak orë pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot Tiranën e më gjerë, dalin në dritë të tjera detaje tronditëse.

Sipas gazetares së “news 24”, Xhafer Mata 31 vjeç ishte divorcuar vetëm muaj më parë. Ai ishte babai i një djali rreth 1 vjeç.

Shkak për divorcin ishte bërë pikërisht 19 vjeçarja Xhuljeta Çuni 19 vjeçe nga Mati.

Mësohet se ai ishte ndarë me gruan për tu martuar më pas me të renë, por mësohet se kjo e fundit e kishte refuzuar edhe pse ishte divorcuar.

Mendohet se më parë, dy të rinjtë kishin patur një lidhje me njëri tjetrin, ndonëse Mata ishte ende i martuar.

Fakti që e reja e ka refuzuar e ka irrituar tej mase Xhaferin, i cili mëngjesin e sotëm i ka bërë pritë 19-vjeçares dhe e ka qëlluar me dy plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend.

Më herët, djalin e mitur ua kishte lënë fqinjëve, duke u thënë ta mbajnë për pak orë pasi kishte një punë për të mbaruar.

Xhafer Mata humbi jetën në spital rreth një orë pasi qëlloi edhe veten me një plumb në kokë. Ai jetonte në Tiranë dhe kishte një servis makinash.

Foto nga vendngjarja/ Xhafer Meta qëlloi veten me armë, pak metra larg trupit të Xhuljeta Çunit

Të fundit