Flash News

KRYESORE

Detaje nga Vlora/ Viktima Eva Lera dhunohej sistemakisht nga bashkëshorti; autori ishte arrestuar më parë

Detaje nga Vlora/ Viktima Eva Lera dhunohej sistemakisht nga bashkëshorti;

Viktimë nga ngjarja në Vlorë ka mbetur Eva Lera, 45-vjeçe, e cila sipas fqinjve dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News 24 se disa muaj më parë, Teodor Lera ishte arrestuar për dhunë ndaj gruas, pasi i kishte gjuajtur në kokë me gurë. Mirëpo bashkëshortja e kishte tërhequr denoncimin dhe Lera ishte lënë i lirë nga policia.

Sipas fqinjes, bashkëshorti ishte i papunë, dhe tejet xheloz ndaj Evës. Ajo bën me dije se çifti Lera ishin prindër të tre fëmijëve.

“Vajza erdhi tani në mëngjes, është studente në Tiranë. Do kenë patur debate derisa kanë arritur në ekstrem të dy. Vaja e madhe e çiftit Lera ndodhet në Amerikë, djali në Angli ndërsa vajza tjetër është studente në Tiranë”, u shpreh ai.

Të fundit