Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja e ish-policit në Tiranë, kush e nxori Arben Bilalin nga banesa ku qëndronte i ngujuar, autorët i bënë pritë

Detaje nga vrasja e ish-policit në Tiranë, kush e nxori Arben Bilalin

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ish-efektivit të policisë Arben Bilali dje në Selitë.

50-vjeçari qëndronte i ngujuar në banesën e tij, për shkak të frikës nga hakmarrja për shkak të konflikteve disa vjeçare me një tjetër familje në po këtë zonë.

Megjithatë, siç raporton ‘News 24”, Bilali ka dalë jashtë banesës i thirrur nga një person i njohur i tij, por është qëlluar me breshëri automatiku nga autorët që mendohet të jenë dy vetëm disa metra larg banesës, e duke i shkaktuar atij vdekjen.

Mësohet se dy autorët ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë, teksa e kanë qëlluar nga një “Benz” i zi me targa të falsifikuara dhe më pas janë larguar. Dyshohet se autorët e kanë ruajtur për muaj me radhë në zonë, ndërsa policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 15 gëzhoja automatiku.

Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për hakmarrje, pasi atij i kishin vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, njërin në 1997 dhe tjetrin në 2010-ën.

Dyshohet se i njëjti grup që ekzekutoi dy vëllezërit ka gisht edhe në vrasjen e Arben Bilalit një ditë më parë. Deri tani nuk ka ende të dyshuar, por janë shoqëruar dhjetëra persona që mund të kenë dijeni mbi krimin.

Të fundit