Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja e të riut në ‘Astir’, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar me tre emra

Detaje nga vrasja e të riut në ‘Astir’, policia shpall

Policia ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e dy ditëve më parë në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, të 28-vjeçari Vilson Tafçiu (Ndoka).

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar, i cili sipas policisë njihet me tre emra.

"Bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T", thotë policia në njoftimin zyrtar.

Të fundit