Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Elbasan/50-vjeçari është vëllai i Talo Çelës, i kërkuar nga policia për grabitjen në Rinas

Detaje nga vrasja në Elbasan/50-vjeçari është vëllai

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Bujar Çela, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm në Elbasan me 6 plumba nga dy persona të maskuar.

Mësohet se 50-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë, dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

Ai u qëlluar me breshëri plumbash, teksa po futej në lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.

Gjithashtu mësohet se viktima është vëllai i Tao Çelës, person i shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Rinasit, ndërkohë që dyshohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Kujtojmë se Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë që këtë verë, kur u ekzekutuan vëllezërit Haxhia në Durrës, sërish doli në dritë emri i Tao Celës, gjatë dëshmisë së një të arrestuari për ngjarjen.

Emri i Talo Çelës doli gjatë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Të fundit