Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Selenicë, autori dhe viktima ishin bashkë në lokal

Detaje nga vrasja në Selenicë, autori dhe viktima ishin bashkë

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 64-vjeçarit, në fshatin Kotë të Selenicës. Rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

Policia e Vlorës bën të ditur se autori i dyshuar, Admir Delaj, 44 vjeç, pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi të dy shtetasit kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu "Çifte"), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Të fundit