Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Identifikohen viktima dhe autori; 31 vjeçari i merr jetën 19 vjeçares

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Identifikohen viktima dhe autori; 31

Kryeqyteti shqiptar është tronditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër tragjedi. Një i ri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Autori i vrasjes u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, ku pas disa minutash ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, rreth orës 08:10.

Policia njofton se autori i vrasjes është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili ka qëlluar për vdekje 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Në janar të këtij viti, një tjetër rast i ngjashëm tronditi banorët e Tiranës, kur 23 vjeçari Aldosen Belulaj qëlloi për vdekje 21-vjeçaren Arjeta Murati, pranë Universitetit të Mjekësisë.

Vrasja në Tiranë/ Publikohen fotot e viktimës dhe autorit të ngjarjes

Tragjedia në Don Bosko, çfarë shkruante në ‘Facebook’ Xhafer Mata pak orë para se të kryente krimin

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen "Eshref Frasheri", shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit